Fjalë Kyçe

Zafir Berisha kujton kohën e luftës, tregon si i shkatërruan automjetet serbe

Zafir Berisha kujton kohën e luftës, tregon si i shkatërruan automjetet serbe

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafi Berisha ka sjellë pjesë të kujtimeve të tij nga lufta e vitit 1999 ku kishte qenë i angazhuar si pjesëtar i UÇK-së në zonën e Pashtrrikut.

Ja postimi i tij:

Rastësisht, pas shumë viteve, sot e hapa ditarin e luftës pë t’i rikujtuar disa nga ngjarjet dhe përjetimet e para 20 viteve. Përmes fotove desha të ndaj me ju miq të nderuar atë që kisha shkruar pêr ngjarjet e dt 06 dhe 07 prill 1999, kur forcat e mëdha të okupatorit serbo-sllavë zbarkoheshin në Vrri të Prizrenit pêr të vazhduar planin e “tokës së djegur”!

Ata (serbët) pasi u zbarkuan me 6 prill në Hoqë. të Qytetit, më 7 prill herët në mëngjes ju drejtuan Billushës (Kushtrim) ku në ora 06 e 45 min u përballën me rezistencën e fuqishme të UÇK-së në hyrje të fshatit… ata (serbët) lanë eshtrat në atë betej por edhe makinerin që ilustrohet në dy foto. Pas 20 viteve mund edhe të kemi komoditetin e harresës dhe dikushë të flasë apo edhe shkruaj për luftën sikurse për një film, por një gjë jem i sigurtë si edhe shumë të tjerë se lufta nuk ka qen film, por një e vërtet e madhe sa tragjike po aq edhe e lavdishme.

Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë, ndërsa respekti deri në përkulje, atyre që nuk u ndalën deri në çlirimin e vendit!
Zafa