Fjalë Kyçe

Zaimina për Halloween kopjon aktoren me famë botërore

Zaimina për Halloween kopjon aktoren me famë botërore

Zaimina me vajzën për Halloween Festën e Halloween-it, apo siç njihet ndryshe “Nata e shtrigave” e kanë mirëpritur shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar.

Sot këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari publikoi një imazh, në të cilin shihet me vajzën e saj, të rregulluara pikërisht për Halloween.

Zaimina si vetë ashtu edhe vajzën e ka me fustan të zi, të cilat duken bukur pranë njëra-tjetrës, shkruan rtv21.tv Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur që për këtë festë të duket si aktorja e njohur botërore, Angelina Jolie në filmin “Maleficent”.

Në imazhin e publikuar në instagram për 546 mijë ndjekësit e saj, këngëtarja po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, Zaimina dhe Klodiani në janar të vitit 2018 janë bekuar me një vajzë, të cilës ia kanë vënë emrin, Khloe.

Kujtojmë që, Halloween, konsiderohet të jetë dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kjo festë edhe pse me imazhe të frikshme, festohet edhe nga fëmijët. Përpos maskave të frikshme , shenja e kësaj feste vazhdon të mbetet kungulli.