Fjalë Kyçe

Zana Avdiu: VV është në frikë të madhe, para 17 tetorit ishe arrogante

Zana Avdiu: VV është në frikë të madhe, para 17 tetorit ishe arrogante

Aktivistja Zana Avdiu thotë se Vetëvendosje është në frikë të madhe për rezultatin e zgjedhjeve në balotazh. Sipas saj, kandidatët e kësaj partie nuk kanë pas programe zhvillimore, por vetëm ide të cilat shpesh janë marrë nga kundërkandidatët.

“Ajo që po shohim te Vetëvendosja tash janë në një gjendje hutie që nuk po dijnë me u sjell as me pushtet, as me qeveri e as me zgjedhje e as me fushatë”, thotë Avdiu në emisionin “Pressing”.

“Çka pamë sot në atë video ke një frikë e madhe që e kanë marrë pas 17 tetorit”, thekson ajo duke komentuar videon e kryeministrit Albin Kurti në përkrahje të Arben Vitisë.

“Para asaj date VV’në e ka karakterizuar një arrogancë e madhe. Ata përveç që s’kanë bërë fushatë, përveç që s’kanë dalë në debate, i kanë injoruar kandidatët e tjerë, ata s’kanë bërë as program”, shtoi Avdiu.

“Nëse e merr e lexon programin e VV’së detajisht, ai shihet që është veç një program ideor, i dëshirave dhe shihet që i kanë marrë edhe idetë e kundërkandidatëve”, shpjegoi ajo.