Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.
Policia raporton se ka mundur të zbardhe e dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.
Raportohet se janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve: G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.
Vazhdon puna policore intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë Kurbin për veprime të mëtejshme.