Ngrohja globale po “kërcënon” gjithnjë e më shumë botën me ndryshimet drastike.
Së fundmi një studim ka zbuluar se peshku dhe patatet mund të jenë jashtë menysë përgjithmonë për shkak të ngrohjes globale. Gjetjet u bazuan në një analizë të krustaceve me madhësi të ndryshme të gjetura në bollëk në Antarktik.
Shkencëtarët thonë se speciet më të mëdha detare, duke përfshirë merlucin, do të zhduken një herë e përgjithmonë pasi temperaturat në rritje po ulin oksigjenin në oqeane dhe gjithashtu ato tregojnë se sasia e patateve në tryeza do të jetë 5 herë më e vogël në vitin 2050.
Kur gazi që ndodhej në ujërat ku ata ndodheshin u ul, ato u bënë më të vogla. Kjo mbështet teorinë se krijesat e mëdha të detit janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Studimi tregon se mos-kontrollimi i emetimit të gazrave serrë do të ketë një ndikim më të madh në ekosistemet detare sesa druheshim më parë.