Arkeologët tashmë do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë Tempullin e Kukulcan pasi një investigues pati mundësinë të filmonte brenda strukturës së famshme të fiseve Maja.
Popujt Maja datojnë prej më shumë se 4,000 vjet më parë dhe ishin të famshëm për arkitekturën e tyre, matematikën dhe besimet astronomike.
Shumica e ndërtimeve të tyre impresionuese janë sot ende në këmbë në juglindje të Meksikës, në Guatemala, Belize dhe disa pjesë perëndimore të Honduras. El Castillo, i njohur gjithashtu si Tempulli i Kukulcan, është struktura dominante në impjantin arkeologjik Chichen Itza në shtetin meksikan të Yucatan.
Kërkimet në Kukulcan u ndaluan në 2006 për ruajtjen e objektit, duke ndaluar dhe hyrjen në brendësi.
Por studiuesi Anyextee ishte në brendësi të saj dhe ndau eksperiencën në kanalin e tij në Youtube.
Ai thotë: “Megjithse kjo është një nga piramidat më të rëndësishme në tokën Maja, pak vetë e dinë se çfarë ka në brendësi të saj”.
“Ka një arsye për ndalimin e hyrjes së publikut në të .
“Në dokumentimin tim shihet që brenda piramida ka dhoma të fshehura, dhe jo vetëm një, por disa struktura brenda njëra-tjetrës, pak e shumë si kukullat ruse Matrishka që futen te njëra-tjetra”.
Piramida e ndërtuar nga civilizimi para-kolumbian Maja mes shekullit të tetë dhe atij të 12-të, shërben si tempull i hyjnisë Kukulcan.
Por tashmë zbulohet se ajo ka një nën-strukturë të ndërtuar disa shekuj më herët.
Anyextee shpjegon: “Ne do të shkojmë brenda dhe do të ngjitemi në piramidën e dytë, deri në dhomën e veriut, ku bëheshin ofrimet për zotat”.
“Kocka njerëzore janë gjetur aty. Është një nga dhomat më jehuese që kam parë, dhe unë kam qenë në shumë të tilla në botë.
Në videon 20-minuteshe eksploruesi shihet duke kërkuar brenda monumentit me një seri tarracash dhe shkallaresh që gjarpërojnë nëpër piramidë.
Katër anët e piramidës kanë 91 shkallë por duke u shtuar atyre shkallën finale në platformë bëhet numri 365, që është numri i ditëve të kalendarit Haab’ Maya, thote studiuesi.