Fjalë Kyçe

Zbulohen detaje rreth takimit që mbahet në Paris me 1 korrik

Zbulohen detaje rreth takimit që mbahet në Paris me 1 korrik

Kreu i Qeverisë, Ramush Haraidnaj, ka ndarë detaje ekskluzive sa i përket takimit të radhës që do të mbahet në Paris me 1 korrik, e ku do të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, më ndërmjetësuesit Angela Merkel dhe Makron.

Ai ka thënë se në Berlin e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dhe ka shpjeguar se ky takim do të jetë vetëm Kosovë-Serbi dhe ndërmjetësues.

Përveç tij e Thaçit, në këtë takim në Paris do të marrin pjesë edhe delegacioni shtetëror, i drejtuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

“Ky ishte një samit, nuk ishte bilateral Kosovë-Serbi me lehtësues, por ishte multilateral. Herën e ardhshme besoj që takimi do të jetë bilaterale, pra vetëm Kosovë-Serbi, vetëm me ndërmjetësuesit, pra kancelaren Merkel dhe presidentin Macron. Por atëherë në një takim të tillë, Kosova nuk ka arsye të shkojë vetëm përmes udhëheqësve shtetëror, por në tavolinë duhet të paraqitet delegacioni i mandatuar shtetëror, në këtë rast udhëheqësit shtetëror po se po, por edhe delegacioni”, ka thënë Haradinaj na një intervistë për T7, raporton Gazeta Express.

Nëse flitet për dialogun, Haradinaj ka thënë se në atë takim këtë herë do të marrë pjesë edhe delegacioni shtetëror.

“Na është kërkuar që të konfirmojmë pjesëmarrjen në një takim të radhës me 1 korrik në Paris. Të cilin e kemi konfirmuar edhe unë edhe presidenti. Por unë kam treguar që në një takim të tillë , që nëse flitet për dialogun, atëherë duhet të marrë pjesë edhe delegacioni shtetërorë” ka shtuar ai.

Ai ka treguar se tashmë ky delegacion do të ketë më shumë punë, pasi që do të ketë vizita të ndryshme, në kuadër të përgatitjeve për takimin në Paris.

“Një proces përgatitor deri në korrik do të ndodh. Do të ketë zhvillime. Delegacioni shtetëror do të ketë më shumë punë. Do të ketë vizita, ardhje e shkumje. Shpresoj që do të mbërrijmë deri të një marrëveshje për njohje Kosovë-Serbi, do të ishte mirë”.

Lidhur me vizat, Haradinaj ka thënë se një vendim pozitiv mund të merret në fillim të qërshorit.

“ Kam punu për viza ma shumë. Nuk e kemi një ‘jo’ për liberalizim, por nuk e kemi asnjë ‘Po’ të pastër edhe kur”. Nuk duhet me prit një përgjigje para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që përfundojnë në Maj. Kështu që me fillim të qershorit, ia vlenë me prit një vendim në këtë drejtim”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Ramush Haradinaj.