Fjalë Kyçe

Zbulohen emrat/ Këta do të jenë banorët e “Big Brother VIP Kosova”

Zbulohen emrat/ Këta do të jenë banorët e “Big Brother VIP Kosova”

Para pak javësh është bërë e ditur se në Kosovë do të nis reality-show i njohur “Big Brother” e që do të jetë me personazhe të njohura në formatin “VIP” sic ishte ai i vitit të kaluar në Shqipëri.

Portali “Kryefjala.com” ka shkruar se produksioni i këtij programi ka nisur menjëherë punën për këtë projekt, duke shkruar se sipas burimeve të tyre dy emrat e parë që po përflitet si banorë të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” janë, Ardian Bujupi dhe Genc Salihu.
Për këtë të fundit, thuhet se nuk dihet ende nëse do të jetë si konkurrent apo pjesë e stafit të këtij reality-show.