Koronavirusi është zbuluar në grimcat e ndotjes së ajrit nga shkencëtarët, gjatë studimeve të bëra së fundmi për të parë nëse kjo mund të shkaktoj përhapen e tij në distance më të gjata.
Ky hulumtim është ende preliminar, dhe nuk dihet nëse virusi mbetet i aftë në këto grimca për të shkaktuar infektimin.
Gjithsesi, shkencëtarët italianë përdoren teknika standarde për të mbledhur mostra të ajrit të ndotur në një vend urban, përktatësisht në provicën Bergamo dhe identifikuan një gjen specifik të koronavirusit.
Zbulimi u konfirmua nga keta shkencëtarë, të cilët kishin bërë këtë hulumtim në një laborator privat.
Leonardo Setii nga Universiteti I Bolonjës në Italia, I cili ishte edhe autor I këtij hulumtimi tha se ishte e rëndësishme të zbulohet nëse virusi mund të bartës më lehtësisht kur ajri është I ndotur.
“unë jam një shkenccëtar dhe shqetësohem kur mendoj se ky virus është I panjohur”, tha ai. “Nëse kemi informacion për të, ne mund të gjejmë një zgjidhje, mirëpo nëse nuk dijmë për të, ne do të vuajm vetëm pasojat”.
Edhe dy grupe të tjera të shkencëtarëve kanë prorzuar më herët se ajti I ndotir mund ta ndihmoj koronavirusin të udhëtoj më larg nëpër ajër.
Ekspertët nuk janë të sigurtë nëse këto pika të vogla ajrore mund të shkaktojnë infeksionin e koronavirusit, megjithëse e dijnë që koronavirusi Sars në vitin 2003 përhapej edhe në ajër.
Gjithsesi, sipas tyre duhet kryer ende studime të mëtejshme për të konfirmuar këtë teori.