Fjalë Kyçe

Zbulohen mesazhet: Ambasadori gjerman ndërhynë për të akredituar kolegjin privat në Kosovë

Zbulohen mesazhet: Ambasadori gjerman ndërhynë për të akredituar kolegjin privat në Kosovë

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka deklaruar se ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ndërhyrë në punën e Agjencisë Kosovare të Akreditimit për shkak të kolegjit ‘Heimerer’.

Gjinovci po thotë se ambasadori Heldt ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit që të akreditohet kolegji privat në Kosovë.

Ai ka publikuar një email të cilin ambasadori Heldt ia ka shkruar kreut të AKA’së, Gazmend Lubotenit, e në të cilin ka kërkuar akreditim sa më të shpejtë të mundur.

“Në mënyrë që Kolegji Hemirer të mund t’ua ofrojë studentëve programet respektive në vitin shkollor 2019/2020, është e një rëndësie të lartë që Agjencia të vendosë sa më shpejt që është e mundur. Prandaj, ju inkurajojmë që të thërrisni një mbledhje të Bordit të Agjencisë, ku do të mund të merrej një vendim i tillë, sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht deri më 15 nëntor 2019”, thuhet në emailin që Heldt ia ka dërguar Gazmend Lubotenit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Për Gjinovcin një gjë e tillë është e papranueshme dhe një ndërhyrje në punët e AKA’së, dhe sipas tij janë këto ndërhyrje të politikanëve dhe njerëzve të fuqishëm që kanë shkatërruar arsimin.

“Nëse ka diçka që ka shkaktuar horror në arsim, në arsimin e lartë në veçanti, ajo s’mund të jetë tjetër veçse ndërhyrja politike e private e politikanëve dhe të fuqishmëve të tjerë përgjatë viteve”, ka shkruar Gjinovci në atë që ai e quan ‘denoncim publik’.

Më poshtë ju sjellim reagimin e Gjinovcit, i cili ka thënë se ky reagim nuk është denoncim për Gjermaninë, pasi që sipas tij nuk dihet nëse këto janë qëndrime të ambasadorit Heldt apo shtetit gjerman.

https://www.facebook.com/rronigj/posts/10157864643974598