Fjalë Kyçe

Zbulohen operacionit plastike të Cristiano Ronaldos

Zbulohen operacionit plastike të Cristiano Ronaldos

A do t’i shpenzonte Cristiano Ronaldo, që vlerësohet si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, paratë për t’u dukur më mirë kur e shikon veten në pasqyrë? Ekspertët besojnë që portugezi e ka bërë një gjë të tillë.

Duke folur për The Sun, kirurgu kozmetik, Alex Kardis, e kishte shikuar transformimin e Ronaldos që nga transferimi i tij në Manchester United, në vitin 2003, kur kishte qenë vetëm 18-vjeçar, transmeton Gazeta Express.

“Duket se ai ka marrë injeksione botoksi rreth syve dhe në ballë. Lëkura e tij tani duket se është e përsosur. Ai mund të ketë bërë ndërhyrje të tjera, si për t’i larguar vijat e buzëqeshjes rreth buzëve dhe rrudha të tjera të thella në fytyrë”, ka thënë Kardis.

“Fytyra e Ronaldos është shumë e sheshtë dhe e butë. Kjo gjë mund të jetë për shkak të ‘fillers’, të cilat injektohen në fytyrë si të lëngshme. Ai duket se ka bërë ndërhyrje estetike edhe në hundën e tij, mirëpo këtu nuk ka asnjë ndryshim drastik”.

“Hunda e tij duket më e vogël sesa që ishte para dhjetë vjetëve, mirëpo kjo gjë mund të ketë ndodhur edhe nga zhvillimi normal i fytyrës së tij”.

Për më tepër, në vitin 2013 thuhet se Ronaldo edhe kishte bërë transplant të flokëve përreth ballit të tij, mirëpo kjo gjë nuk është konfirmuar asnjëherë as nga futbollisti e as nga klinika ku thuhet se portugezi e kishte kryer këtë ndërhyrje.