“Trajneri serb u detyrua të zgjidhte mes ndeshjes ndaj Kosovës dhe jetës”, gazeta malazeze zbulon prapaskenat e frikshme
June 8, 2019
Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic i cili u shkarkua ditën e sotme nga drejtimi i skuadrës, refuzoi të drejtonte kombëtaren malazeze në sfidën kundër Kosovës, pasi jeta e tij ishte në rrezik.
“Për herë të parë në karrierën e tij, që nuk ishte e shkurtë, Tumbakovic ishte në një situatë të cilës ai dhe lojtarët i ishin frikësuar. Ata duhet ta bënin një zgjedhje: Ndeshja kundër Kosovës apo jeta”, shkruan gazeta malazeze Vijesti.
“Nga Beogradi kishte sinjale të qarta, ta pakëndshme që të luash në ndeshjen kundër Kosovës ishte tradhti. Këto sinjale ishin më të forta sesa futbolli dhe ndeshja”, vijon shkrimin e saj Vijesti.