Santaigo Solari ka publikuar listën me 19 lojtarë që do të udhëtojnë me skuadrën për transfertën ndaj Valadollid.
Përveç problemeve me grupin dhe katastrofën e javës së kaluar tani Real Madrid duhet të përballet me një sërë lojtarësh të dëmtuar dhe të dënuar.
Për këtë ndeshje Isco është dënuar sërish për të mos udhëtuar me ekipin, ky ka qenë vendimi i trajnerit Solari. Është gazeta Marca, që thotë se Solari ka lënë jashtë për arsye disiplinore.
Real Madrid ka hapur proçedura disiplinore kundër Isco-s për mos pjesëmarrjen në konferenc para ndeshjes kundër Ajax-it të martën e kaluar dhe për vendimin e tij për të shkuar personalisht në stadiumin e jo me pjesën tjetër të ekipit.