Fjalë Kyçe

Zbulohet e dashura e Robertit që i ‘zuri’ vendin Norës

Zbulohet e dashura e Robertit që i ‘zuri’ vendin Norës

Ndarja e çiftit të njohur Norës dhe Robert Berishës ende është duke qarkulluar si lajmi kryesor në mediat rozë duke përfshi thashethemet nga më të ndryshmet.

Është e ditur se pas ndarjes sidomos kur je fytyrë publike portalet ‘bombardojnë’ me lajme nga më të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Një ‘bombardimi’ të tillë nuk i kanë shpëtuar as Nora dhe Roberti. Është përfolur që Nora është në lidhje më një avokat kurse Roberti me një modele.

Vetëm pak kohë më parë Robertit iu zbuluan fotografitë në pushime më të dashurën e re.

Por ja se kush është bukuroshja që i ‘zuri’ vendin Norës.

Ajo është modelja e njohur nga Shqipëria Jessica Kadiu, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në New York.

Përndryshe, çifti i ri janë duke përjetuar romancën në bregdetin turk.