Fjalë Kyçe

Zbulohet formacioni i Barcelonës për ‘El Clasico’

Zbulohet formacioni i Barcelonës për ‘El Clasico’

Të mërkurën me fillim nga ora 20:00, luhet ‘El Clasico’ e mbetur mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Do të jetë tempulli ‘Camp Nou’ që do të presë kësaj here dy skuadrat më të mëdha të La Ligas.

Si rrallë herë, kjo përballje i zë me pikë të barabarta Barcelonën dhe Real Madridin, me nga 35 pikë.

Mundo Deportivo ka parashikuar formacionin e Barcelonës për sfidën me Real Madridin.

Sulmi i Barcelonës pritet të përbëhet nga treshja Messi, Suarez dhe Griezmann.

Formacioni i Barcës: Ter Stegen, Roberto, Piqué, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, De Jong; Messi, Suárez, Griezmann.