Fjalë Kyçe

Zbulohet identiteti i dy serbëve të cilët po dyshohet se helmuan ujin në Deçan

Zbulohet identiteti i dy serbëve të cilët po dyshohet se helmuan ujin në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë identifikuar dy serbët, të cilët dyshohet se kanë lidhje me helmimin e ujit në Deçan.

Prokuroria ka bërë të ditur se pas identifikimit të këtyre personave, do të verifikohet nëse të njëjtin kanë lidhje me situatën e krijuar në Deçan.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se, lidhur me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit, pasi janë pranuar informata se para disa ditësh janë parë duke lëvizur në drejtim të Manastirit të Deçanit, dy persona të nacionalitetit serb, menjëherë janë ndërmarrë veprime me autorizimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Pejës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ashtu që është bërë identifikimi i personave që shihen në ato fotografi dhe do të verifikohet nëse kanë lidhshmëri eventuale me situatën e krijuar ditëve të fundit në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.