Fjalë Kyçe

Zbulohet lista e Zidane, ja 30 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Montrealit

Zbulohet lista e Zidane, ja 30 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Montrealit

Zidane ka gjithçka të planifikuar dhe nga e hëna e ardhshme do të ketë ditën e parë të punës për sezonin e ri.

Në orën 9 të mëngjesit, ai do të ketë “nën armë” në “Valdebebas” një total prej 30 lojtarësh, 24 prej të cilëve nga skuadra e parë (shih listen më poshtë) dhe gjashtë lojtarë të tjerë nga Castilla, e drejtuar prej Raúl. Mes tyre do të jetë edhe i riu Kubo (18 vjeç), i ashtuquajturi “Messi japonez”.

Vlen të përmendet se ka shumë portierë, pasi Keylor Navas ka vendosur të qëndrojë, përkundër faktit se klubi ia hapi derën e largimit (as PSG dhe as Manchester United nuk kanë pranuar të paguajnë pagën e tij prej 5 milionë euro në sezon). Edhe Luca Zidane mbetet te të bardhët, megjithëse ka dashur një destinacion tjetër, me qëllim që të heqë presionin nga babai i tij trajner…

Të katër portierët do të udhëtojnë në Montreal më 9 korrik, të martën, edhe pse Zidane mendon se njëri prej tyre do të largohet para se të fillojë La Liga më 17, ose 18 gusht (Leganes nuk e përjashton transferimin e të riut Lunin).

Në mbrojtje janë pothuajse të gjithë (7), me përjashtim të Vallejo, i cili i ka merituar pushimet deri më 22 korrik, pas shpalljes kampion Europe me Spanja U-21, apo Militao, që është kualifikuar në finale të “Copa America” me Brazilin.