Fjalë Kyçe

Zbulohet se kur do ta sjell në jetë vajzën Diellza Kolgeci

Zbulohet se kur do ta sjell në jetë vajzën Diellza Kolgeci

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova do të bëhen shumë shpejtë prindër.

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova do të bëhen shumë shpejtë prindër dhe në ndejën private të organizuar çifti e kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës, shkruan lajmi.net.

Dyshja do të bëhen prindër të një vajze dhe ky fakt i ka gëzuar shumë të dy pas Diellza që nga fillimi është shprehur se po lutet të jetë vajzë e gjatë mbrëmjes së sotme zbuloi se edhe Fisi është shumë feminist.

Bukuroshja kosovare dhe basketbollisti i njohur pritet që në 10-të ditëshin e parë të muajit maj të bëhen prindër. Këtë për portalin rtv21.tv  sot e bëri të ditur modelja Diellza Kolgeci.

Duke folur për pritjen e saj të ëmbël, ajo u shpreh se ka hyrë në javën e 30-të të shtatzanisë. Diellza më tutje bëri të ditur se në këtë periudhë, sa të ëmbël, aq edhe të vështirë, po ka edhe probleme me gjumë gjatë natës. Mirëpo, gjatë ditës, ajo është plot energji, për të cilën edhe njihet. “Edhe pse jam mësu me flejt ton jetën me rregull herët kjo pagjumesi tash e një kohë nuk është që po më mundon aq. Është proces normal”, bëri të ditur Kolgeci.