Fjalë Kyçe

Zbulohet sekreti i trupit të tonifikuar të Rita Orës, paguan këtë shumë për trajtimin anti-celulit

Zbulohet sekreti i trupit të tonifikuar të Rita Orës, paguan këtë shumë për trajtimin anti-celulit

Rita Ora po praktikon një trajtim anti-celulit me teknologji të lartë.

Rita Ora gjithmonë duket e bujshme, sa herë që parakalon në tapetin e kuq, apo merr rreze dielli me bikini, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rita ka arritur të ruajë fizikun e saj të shkëlqyeshëm me trajtime të rregullta me ekspertin e kujdesit për lëkurën, Shane Cooper.

Këngëtarja, 29 vjeçe, shpesh e trajton veten me një procedurë anti-celulitit 450 funta, e cila lidhet me valë elektromagnetike përmes një makine lazer, raporton The Sun.

Shane, i cili gjithashtu trajton prezantueset televizive Maya Jama dhe Laura Whitmore, tha: “Është i vetmi trajtim që adreson muskujt dhe dhjamin me një stërvitje kaq intensive”.

Rita është shfaqur në faqet e rrjeteve sociale të Shane disa herë, me të duke thënë se ‘lëkurat e saj kurrë nuk ndihej kaq e shkëlqyer dhe e hidratuar’ pas një vizite në klinikë.

Ndërsa fotografitë e ngarkuara në faqen e Facebookut të mësuesit të kujdesit për lëkurën tregojnë Ritën duke shkëlqyer në kamera ndërsa ajo relaksohet duke bërë trajtimin në këmbët e saj.

Rezultatet e këtij reajtimi, këngëtarja i tregoi teksa shfaqi këmbët gjatë udhëtimeve të fundit në Itali dhe Korfuz.

Gjatë pushimeve, e veshur me rroba-banje Rita tregoi fizikun e lakmueshëm.

https://www.instagram.com/p/CEhmYoJFqh_/?utm_source=ig_embed