Pasi u bë lajm në media për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Sanremo ku ishte një nga prezantueset e festivalit, Georgina Rodriguez, vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe në Spanjë.
Partnerja e futbollisti të njohur, Cristiano Ronaldo është një nënë e përkushtuar e fëmijëve të saj me portugezin, por ajo edhe “paguhet” për këtë.
“Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre.
Shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 në 100,000 euro.