Fjalë Kyçe

Zbulohet zgjidhja për problemin me Instagram që e kanë shumë profile në Kosovë

Zbulohet zgjidhja për problemin me Instagram që e kanë shumë profile në Kosovë

Kohëve të fundit shumë persona në Kosovë kanë hasur në vështirësi që ta bëjnë dikë follow në Instagram.

Sapo provoni që ta bëni dikë follow, shfaqet mesazhi “Try again later”.

Duket se problemi shfaqet vetëm me IP të Kosovës dhe mund të zgjidhet me një VPN, ka bërë të ditur agjencioni Piar.

“Kohët e fundit, shumë persona po hasin në vështirësi kur po tentojnë që ta ndjekin (Follow) dikë në Instagram, duke pranuar mesazhin “Try again later”.Përderisa nuk dihen akoma shkaqet e këtij bug, e kemi kuptuar se problemi është me lokacionin, pra me përdoruesit në Kosovë.Për ta kaluar këtë problem, mjafton të shkarkoni ndonjë free VPN app – ne ua rekomandojmë hide.me VPN. E shkarkoni aplikacionin, turn on VPN dhe pasi të merrni konfirmimin se VPN është aktivizuar hapeni Instagramin dhe opsioni follow do të ju funksionojë”, thuhet në postim.