Fjalë Kyçe

Zbuloi kurën anti-Covid, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian që njohu e gjithë bota

Zbuloi kurën anti-Covid, gjendet i vdekur në banesë mjeku italian që njohu e gjithë bota

Mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasditen e djeshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat nuk e dinë ende shkakun e ngjarjes, por mjeku De Donno ishte një zë shumë i njohur gjatë këtyre muajve të pandemisë së koronavirusit.

Ai u bë i njohur në gjithë botën, pasi zbuloi kurimin e Covid-19 te personat që ishin në gjendje të rëndë, me plazmë gjaku.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende.

Në Itali misteri është i madh dhe autoritetet po hetojnë për shkakun e vdekjes.

Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive.