Fjalë Kyçe

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurtit i takojnë mëditje për udhëtime jashtë vendi, por ai nuk i pranon ato

Ani pse është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë, kryeministri Albin Kurti, nuk merr asnjë të hollë nga mëditjet që i takojnë kur është në vizitë zyrtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Krasniqi, ka theksuar se sipas ligjit paratë e tilla mund edhe t’i takojnë kryeministrit, por se ai “me vullnet dhe dëshirë nuk i pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”.

“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka thënë Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky sqarim i tij vjen pas raportimit të KlanKosova.tv se sa para mund t’i marrë Kurti për 16 ditë me radhë sa është duke qëndruar në tokën amerikane.