Fjalë Kyçe

Zeka akuzon PDK’në dhe LDK’në për shkatërrimin e Telekomit

Zeka akuzon PDK’në dhe LDK’në për shkatërrimin e Telekomit

Milaim Zeka thotë se kishte pritur një përgjigje nga Agron Mustafa për financimin ose jo të një projekti që kishte dorëzuar në PTK.

Ish Kryeshefi i PTK-së Agron Mustafa dhe Nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen e PTK-së Milaim Zeka në RTV Dukagjini, debatuan për degradimin e kësaj ndërmarrje publike.

Deputeti Zeka vlerësoi se shkatërrimtari kryesor i PTK-së ishte Agron Mustafa i cili vepronte në bazë të urdhrave të PDK-së.

“PTK-në e shkatërruan PDK së bashku me LDK-në ndërsa nga faktet që unë posedoj, shkatërrimtari numër një është Agron Mustafa, i cili nuk ka bërë asnjë vepër penale pasi çdo gjë ka bërë me urdhër të udhëheqjes së PDK-së”, tha ai.

Kryetari i partisë më të re në Kosovë (PEK) ka thënë se drejtuesit e PTK-së kanë dhënë para të mëdha për mediat duke u munduar t’i blejë ato.

“Të gjithë drejtorët e në mënyrë të veçantë Agroni kanë dhënë donacione paushall dhe janë munduar t’i blejnë mediat. Kurrë nuk kam mundur ta kuptojë pse i janë dhënë Eroll Belegut 28 mijë euro”.

Zeka deklaroi se ka fakte që zyrtarë të PTK-së kanë shpenzuar para edhe për qejfe të veta siç është marrja e veturave të shtrenjta me qira për vizita në Shqipëri, përcjell Telegrafi.

Zeka ka thënë se ka iniciuar një hetim parlamentar edhe për keqpërdorimet në televizionin publik e sipas tij do të vazhdohet edhe me një hetim nga keqpërdorimet në KEK.