Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Zekirija Ramadani flet ekskluzivisht për Gazetën Alo

Lideri aktual e pret skuadrën e Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas në kuadër të javës së 31-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme, ekskluzivisht për Gazetën Alo ka folur trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

Trajneri i Feronikelit përballjen me Dritën e ka cilësuar si finale.

“Falë punës së palodhshme dhe angazhimit maksimal të futbollistave jemi në prag të dy trofeve. Por duhet të jemi të kujdesshëm se asgjë skemi siguruar. Para Llapit dhe Prishtinës kemi Dritën dhe për momentin ma intereson ndeshja e radhës edhe kjo është një finale për ne. Futboll pa presion nuk ka por mendoj që kemi eksperiencen e duhur në ekip për të menaxhuar presionin” ka thënë fillimisht Ramadani.

Zekirija Ramadani më tej ka folur edhe për kampionatin në tërsi, të cilin e ka quajtur si më interesantin e pasluftës.

“Sipas të gjith analistëve ky është kampionati më interesant i pasluftës. Ka luftë të ngushtë për titull dhe për mbijetes dhe kjo e bënë kampionatin të veçant. Tre skuadra në kreun e tabelës jemi afër 70 pikëve dhe akoma ska kampion të sigurtë kjo është më e vecçnta. Rivalitet shumë i fort pa kalkulime”.

Gara për titull mund të vendoset në ndeshjen e fundit, ka thënë më tej trajneri i skuadrës lidere.

“Shumë herë e kemi cekur se mund të vendos ndeshja e fundit për titull dhe jemi aty afër, jemi përgatitur për të gjitha ndeshjet.”

Ramadani ka folur edhe për ndryshimet në futbollin kosovar.

“Patjetër që ka ndryshime pozitive për këto dy vite që punoj në Kosovë edhe në aspektin infrastrukturor por edhe në kualitetin e ndeshjeve dhe të futbollistëve dhe shpresojm që përmirsinet të jenë çdo vit.”

Tre ndeshjet e fundit të kampionatit do të jenë vërtet të zjarrta, ka thënë trajneri i mirënjohur.

“Janë tre ndeshje për një javë kjo do të thotë që ekipi duhet të ketë përgadiitjen e mirë fizike. Sa më pak lëndime se bëhet fjalë për tre ndeshje finale që do të luhen brenda një jave. Kjo do të jetë java më e zjartë e kalendarit futbollistik.”

Në fund Ramadani ka folur për sfidën ndaj Dritës, mungesat në skuadër dhe synimin në këtë ndeshje tejet të rëndësishme.

“Kemi vetëm Millakun që ndjenj një lëndim dhe është në pikëpyetje paraqitja e tij. Ndërsa përparsi e shoh te ekipi im motivimin dhe objektivi sepse ekipi që ska objektiv ska edhe motivim. Është shumë vështirë për trenerin ta motivoj ekipin. Ne jemi të motivuar dhe duhet të luftojm për fitore ndaj Dritës.. Kjo është e vetmja përparsi që kemi ndaj Dritës, pasi e dim se Drita ka kualitet të lartë” ka përfunduar trajneri Zekirija Ramadani në një prononcim për Gazetën Alo.

Përballja, Feronikeli – Drita luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00.