Fjalë Kyçe

Zemaj kritikon qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Po e shqyejnë gurmazin në fushata jashtë shtetit

Zemaj kritikon qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Po e shqyejnë gurmazin në fushata jashtë shtetit

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj tha se ky menaxhim mund ta rikthej Kosovën në krizën shëndetësore.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga COVID-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve”.

“Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja. Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit COVID-19!”.