Fjalë Kyçe

Zemaj: Kur Delta u përhap, Kurti e Vitia krekoseshin se pandemia ka marrë fund

Zemaj: Kur Delta u përhap, Kurti e Vitia krekoseshin se pandemia ka marrë fund

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit tha se masat e liruara gjatë sezonit veror kundër përhapjes së koronavirusit do të jenë njollë në institucionet tona, duke shkaktuar shumë vdekje. Ai tha se Ministri i Shëndetësisë është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet të shkarkohet.

Ai tha se Qeveria hoqi dorë nga menaxhimi i pandemisë.

“Pas një vere e cila la shumë pasoja, ne duhet së paku të shprehim ngushëllime për qytetarët që humbën më të dashurit e tyre me COVID-19, por mbi të gjitha humbën besimin, shpresën nga papërgjegjësia nga keqmenaxhimi më mirë të themi nga mosmenaxhimi fare i tërsishëm dhe heqja dorë e menaxhimit me pandeminë COVID-19. Paralajmërimet tona në muajin qershor e korrik, qeveria jo vëtëm që i neglizhoi, por filloi duke u tallur ashtu siç ishte tallur e kishte përdorur pandeminë vitin ekaluar, e të sabotonte punën e institucioneve shëndetësore dhe kryerjen e detyrave të Qeverisë”, tha Zemaj në Kuvend, transmeton Gazeta Express.

“Më 2 gusht ishte hedhur alarmi se variant Delta ka përfshirë në masë të madhe në shpërndarjen e infeksionit, kryeministri Kurtid he Ministri i Shëndetësisë dolën duke u krekosur se pandemia ka marrë fund dhe qytetarët mund të ndihen të lirë të jetojnë e veprojnë, pa mbikëqyrje të masave pa kufizime dhe pa kujdes të veçantë në ruajtjen e shëndetit publik, kjo prodhoi pasoja të tmerrshme. Masa të papërgjegjshme që do të jenë njollë në insitucionet tona….Kur infeksioni u 10 fishua, qeveria vazhdoi me relaksimin e masave. Largoi punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët dhe u fshehën”, u shpreh tutje ai.