Fjalë Kyçe

Zemaj merr konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se ka pranuar konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer dhe BioNTech.

Zemaj tha se beson se kjo është arma më e mirë në luftimin përfundimtar të pandemisë COVID-19.

Ai ka kërkuar edhe nga qeveria aktuale që të vazhdohet me në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqert, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë COVID-19”.

“Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale COVID-19”.

“P.S Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh”.

Klan Kosova
BallinaLajmeEmisioneVideo LajmeSportSkema Programore
Kërko lajme
NA NDIQNI NË:
Zemaj merr konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech
8 mins më parë

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se ka pranuar konfirmimin për blerjen e vaksinave nga Pfizer dhe BioNTech.

Zemaj tha se beson se kjo është arma më e mirë në luftimin përfundimtar të pandemisë COVID-19.

Ai ka kërkuar edhe nga qeveria aktuale që të vazhdohet me në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqert, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë COVID-19”.

“Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale COVID-19”.

“P.S Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh”.

Postimi i Armend Zemajt:

I nderuari zt. Rocha,
Më në fund, ky është një lajm i gëzueshëm për mua dhe qytetarët e Kosovës që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, në fund ju mund të dërgoni dokumentacionin për nënshkrim të marrëveshjes së blerjes së vaksinave nga Pfizer/BioNTech.
Më lejoni të ju informoj se nga data 22.03.2021 ne kemi Qeveri të re të Kosovës, ku po ashtu ka edhe Ministër të ri të Shëndetësisë që është z. Arben Vitia (që është cc në këtë e mail).
Si i autorizuar në emër të Qeverise së Kosovës për blerje dhe negocim tani kjo përgjegjësi kalon te Qeveria e re (Kryeministri apo Ministri i Shëndetësisë), andaj duke ju lutur me konsideratën më të lartë ju lutem të njëjtin dokument ta dërgoni te Ministri z. Arben Vitia.
Njëherësh kërkoj po ashtu nga pasardhësi im që të ju përcjell menjëherë vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ana jonë.
Duke ju falënderuar ju, ekipin tuaj po ashtu ish ekipin tim negociues besoj që shumë shpejt do të finalizoni pjesën e marrëveshjes për blerje e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale COVID-19.
Me respekt,
Armend Zemaj, ish Ministër i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës