Fjalë Kyçe

Zemaj për diasporën: Ulet para internetit, atje është mbyllë, dhe e shanë qeverinë e kaluar

Zemaj për diasporën: Ulet para internetit, atje është mbyllë, dhe e shanë qeverinë e kaluar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për lehtësimin e masave anti-Covid nga qeveria e kaluar dhe kritikat që kishte marrë pas këtij vendimi.

Zemaj në Pressing të T7 tha se këto kundërshtime vinin nga ata që jetojnë jashtë vendit.

“A e di kush i kundërshton këto masa, kur thonë jo i liruat masat? Këta që po jetojnë jashtë vendit. Që në vendet e tyre ishin të izoluar, ju krijuam mundësi diasporës të vijë dhe t’i vizitoj familjet e tyre se pothuajse për një vit ishin të mbyllyr në vendet e tyre”, tha Zemaj.

“Tash ka deklarime të shumta nga ana e tyre, ju i liruat masat, ju punuat keq. Ulet atje para internetit, tërë ditën është mbyllë në vendin ku jeton, e shanë qeverinë e kaluar, i ka fituar ky hiptontizuesi i vetë dhe i duket gjithçka mbarë”, shtoi ai.