Fjalë Kyçe

Zemaj prezanton masat e reja, paralajmëron mbyllje të tërësishme nëse rritet numri i të infektuarve

Zemaj prezanton masat e reja, paralajmëron mbyllje të tërësishme nëse rritet numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë për medie ka prezantuar lirimin e masave të ndërmarra nga Qeveria gjatë së premtes.

Zemaj ka paralajmëruar gjobitje të bizneseve apo individëve në rast se vendimet e fundit të Qeverisë për lehtësim të masave nuk respektohen.

“Të gjitha aktivitete e lejuara duhet të bazohen me udhëzime dhe Manualin për COVID-19″.

“Bazuar në kompetencat për MSh-së dhe institucioneve të tjera që janë dhënë nga ligji COVID, do të gjobitën ata që shkelin rregullat e përcaktuara”,

Ai potencoi se do të shtohen edhe 75 inspektorë për të inspektuar respektimin e tyre.

Zemaj e ka quajtur lajm të mirë ardhjen e ekipit të ekspertëve nga Gjermania.

“Lajmi më mirë është se instituti Robert Koch ka futur edhe njohjen e testit të IKShPK-së”.