Fjalë Kyçe

Zemaj pyet për llojet e testimeve

Zemaj pyet për llojet e testimeve

Në këtë mbledhje ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për COVID – 19.

Po ashtu, ka thënë se është ngritur dyshimi për mos raportimin e numrave të të vdekurve, duke thënë se kjo përbën skandal.

“Edhe nëse ata pacientë kanë qëndruar 6 javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen. Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”, tha Zemaj.

“Ju po hidhni dyshime te stafi shëndetësor, në vend që të gëzoheni që nuk ka pasur raste të vdekjes”, ka thënë Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.

Zemaj ka reaguar duke thënë se Mulhaxha – Kollçaku po e keqpërdorë pozitën duke thënë që ka dyshime te stafi, meqë përgjegjësia qëndron diku tjetër