Fjalë Kyçe

Zemaj tregon se si do të veprohet në ditët në vijim rreth përballjes me pandeminë

Zemaj tregon se si do të veprohet në ditët në vijim rreth përballjes me pandeminë

Më 13 mars të vitit 2020 u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë – një 20 vjeçare që ishte shtetase italiane dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë. Dy ditë më vonë, më 15 mars, Qeveria e Kosovës – që në atë kohë drejtohej nga Albin Kurti – shpalli Gjendjen Emergjente të Shëndetit Publik.

Nëntë ditë pas konfirmimit të dy rasteve të para me COVID-19, ky virus i mori jetën personit të parë në Kosovë.

Kur është bërë një vit që nga konfirmimi i rasteve të para, numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka rritur në 76 mijë e 688 raste pozitive, janë shëruar 64 mijë e 362 persona derisa kanë humbur jetën 1 mijë e 696 pacientë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për Klan Kosovën. Thotë se Kosova ka qenë dhe mbetet shembull se si menaxhohet pandemia.

Por a pritet që ky numër të rritet dhe sa është arritur imuniteti i tufës?

“Situata është nën monitorim të vazhduar. Institucionet po bëjnë çdo gjë që të jetë e kontrollueshme dhe e menaxhueshme gjatë gjithë kohës. Ka vend për përmirësime, mundemi më mirë dhe më shumë. Po shpresojmë të bëjmë më të mirën në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Është e domosdoshme që edhe në këtë kohë respektimi i masave anti COVID-19 të jetë sa më i mirë. Secili institucion duhet të jetë në krye te detyrës”, tha Zemaj.