Arbër Zeneli është zgjedhur futbollisti i vitit në Kosovë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës mori epitetin e “mbretit” pas një viti fantastik me “Dardanët” dhe skuadrën holandeze Herenveen.
Çmimin ia ndau Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
“E kam ëndërruar një çmim të tillë. Falënderojë bashkëlojtarët te Kosova dhe Herenveeni, tifozët Dardanët, por në veçanti Fadil Vokrrin pa të cilin nuk do të ishim këtu”, ka thënë Arbër Zeneli, raporton Insporti.
Pas deklaratës së tij, të gjithë në sallë shpërthyen në duartrokitje.