Fjalë Kyçe

Zgjatet orari i punës me palë në Komunën e Prishtinës

Zgjatet orari i punës me palë në Komunën e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është zgjatur orari i punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ).

Puna me palë sipas orarit të ri do të fillojë nga ora 07:30 deri në orën 16:00, kurse vendimi hyn në fuqi nga dita e hënë.

“Duke e konsideruar numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e kryeqytetit, ky vendim është marrë me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime, si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi të paraqesin kërkesat e tyre në oraret e deritanishme”, thuhet në njoftim.