Fjalë Kyçe

Zgjedhje apo qeveri të re

Zgjedhje apo qeveri të re

Dje ka takuar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndërsa sot presidenti i vendit Hashim Thaçi në agjendë ka takim me Ramush Haradinajn e AAK-së, Fatmir Limajn e Nisma’s, Behxhet Pacollin e AKR-së, Goran Rakiqin e LS-së dhe përfaqësuesit e grupit parlamentar 6+.

Pas takimeve të sotit, presidenti i republikës do të tregojë rrugën nga do të shkojë vendi. Janë dy mundësi, zgjedhje apo qeveri të re. Më gjasë do të ndiqet rruga drejt kësaj të fundit për të shmangur votimet në kohë pandemie, raporton IndeksOnline.

“Janë dy mundësi, një që të shkohet në zgjedhje dhe tjetra është mundësia që unë e kam për obligim si president i vendit që të shmangen zgjedhjet në këto rrethana pandemie për krijimin e qeverisë së re. Mundësinë e parë e ka partia e parë e pastaj të shohim. Pas mocionit më 25 mars vendi është në një gjendje të re politike dhe natyrisht në kuptimin procedural kushtetues të ri sa i përket themelimit të institucioneve. Ne kemi një qeveri të shkarkuar, në ikje apo largim. Për hapat vijues si presidenti i vendit do ta respektoj në tërësi Kushtetutën. Takimi i parë me Kurtin është i karakterit procedural dhe juridik i presidentit me kryetarin e partisë së parë që të dëgjoj opinionin e tij se a mund të krijojë ajo parti shumicën apo jo. Ky takim ka pasë karakter procedural dhe juridik., Nuk jam nga ata që bisedat që zhvillohen brenda ti prezantoj në studio televizive. Unë jam i obliguar të respektoj vullnetin e të gjithë njerëzve të Kosovës, dhe jo vetëm të një partie. U mbetet atyre që e kanë shumicën ta dëshmojnë këtë, por nëse nuk ndodhë kjo do të lëvizim në përputhje me praktikat”, është shprehur mbrëmë Thaçi në një emision televiziv.