Fjalë Kyçe

“Zgjedhje në pranverë”, Gërvalla e Haliti përplasen në Komisionin për Punë të Jashtme

“Zgjedhje në pranverë”, Gërvalla e Haliti përplasen në Komisionin për Punë të Jashtme

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë përmendur në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka raportuar ministrja Donika Gërvalla. Ajo është përplasur me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili u kundërpërgjigj kur Gërvalla tha se s’do të ketë më zgjedhje edhe për një periudhë mbi tre-vjeçare.

Gërvalla tha se do të punojë për ta bërë Listën Guxo një subjekt të rëndësishëm në vend, ndërsa tha se nuk do të ketë zgjedhje.

“Frazat politike, elektorale-çelektorale, më së fundi nga përfundimi i zgjedhjeve komunale nuk pinë më ujë. Nuk kemi zgjedhje, 3 vjet e diçka. Nuk kemi arsye për parulla elektorale sepse e kemi shumicën në parlament me mbi 50%, kemi mbështetje masive nga qytetarët e kësaj republike dhe nuk kemi asnjë arsye t’i lodhim qytetarët me shprehje boshe”, tha Gërvalla.