Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtetet e BE-së e që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë atë për të votuar kandidatët të cilët janë më të zëshëm dhe që përkrahin interesat e përbashkëta.
Veçanërisht Hardinaj thotë që të votohen kandidatët e Partive Popullore Evropiane.
Kryeministri thotë se Parlamenti i ri Evropian do të jetë një partner i rëndësishëm për Kosovën në periudhën e ardhshme pesë vjeçare.
Postimi i plotë:
Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane.
Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!