Fjalë Kyçe

“Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, do ta bënte Ballkanin një rajon të qëndrueshëm”

“Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, do ta bënte Ballkanin një rajon të qëndrueshëm”

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka thënë se Ballkani dalëngadalë po del nga e ashtuquajtura zonë e paqëndrueshmërisë.

Këtë përgjigje ai e ka dhënë kur është pyetur nëse pas zhvillimeve të fundit, mund të ketë përsëritje të situatave sikurse në vitet te 90-ta.

Ai ka thënë se tashmë situata është nën kontroll dhe se proceset janë duke ecur përpara në mënyrë pozitive.

Zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe funksionalizimin e shtetit të Bosnjës, ai i sheh si dy pikat e fundit, që do ta bëjnë Ballkanin një rajon të qëndrueshëm.

“Ballkani ngadalë është duke dalë jashtë zonës së paqëndrueshmërisë që ka zgjatur me dekada [që shumë kush e ka quajtur edhe si fuqi baruti]. Por ka ende dy pika për t’u zgjidhur. Raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe zgjidhja e statusit funksional të Bosnjës së Hercegovinës, që do të kishte si rezultat integrimin e plotë të Ballkanit”, ka thënë Xhaferi për mediumin malazez ‘Vjesti’, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera ka thënë se duhet respektuar vullneti i Serbisë për t’iu bashkuar NATO-s, dhe përkushtimin e tyre për integrim në Bashkimin Evropian.