Fjalë Kyçe

Zhduket 16 vjeçarja, familja kërkon ndihmë

Zhduket 16 vjeçarja, familja kërkon ndihmë

Një vajzë 16-vjeçare nga Komuna e Kaçanikut është zhdukur.

Familja Guri nga Komuna e Kaçanikut, përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre, Viola Gurin 16-vjeçare e cila është zhdukur nga dita e djeshme.

Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia në orën 8:00 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Një ditë para se ajo të zhdukej të njëjtën e kishin sjellë në shtëpi Policia e Kosovës që e kishin zënë duke tentuar të kalojë kufirin.

Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit. +38345612208.