Fjalë Kyçe

Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një djaë 20 vjeçar është zhdukur dhe familja e tij nuk ka dijeni për vendodhjen e të riut. Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.

“20 vjeçari Gentian Dermaku qe nga dje nuk eshte lajmeruar ne shtepi. Familjaret e kane lajmeruar rastin ne Polici, dhe kjo e fundit po bene kerkime per ta gjetur”, shkruan Kamenicapress, transmeton Gazeta Express.

Krahas fotografisë së të riut, aty luten që të kushdo nga qytetarët që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.

Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë.

Madje një i tillë ka ndodhur dje në Prizren. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se babai i vajzës nga Prizreni ka raportuar se vajza i ka dalur nga shtëpia dhe është në kërkim të saj.