Fjalë Kyçe

Zhduket në rrethana misterioze 17 vjeçari shqiptar

Zhduket në rrethana misterioze 17 vjeçari shqiptar

Një i ri nga Libohova, në rrethin e Gjirokastrës është zhdukur në rrethana misterioze prej më shumë se një jave dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.

Gazetarja e “Panorama” raporton se banorët e zonës tregojnë se hera e fundit kur është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë, Dropull.

Humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.
Mesohet se 17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit. Policia e Gjirokastrës e ka shpallur në kërkim dhe thuhet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.