Fjalë Kyçe

Zhegrova dhe Xhaka e ‘kallin’, pas ndeshjes së Baselit

Zhegrova dhe Xhaka e ‘kallin’, pas ndeshjes së Baselit

I do shumë rrjetet sociale dhe vështirë se ndonjëherë do të arrijë të largohet prej tyre dhe të fokusohet vetëm te futbolli.

Fjala është për talentin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili në merkaton e janarit u largua nga Genku për t’u transferuar te Baseli.

Ashtu si te Genku, që bënte postime të shumta në rrjetet sociale, Zhegrova ka vazhduar të njëjtën zakon edhe te Baseli.

Megjithëse nuk po ka shumë minuta në fushë nga trajneri i Baselit, Marcel Koller, Zhegrova duket i lumtur.

Ai ka publikuar disa video në Instastory duke u argëtuar, së bashku me Taulant Xhakën. Zhegrova mbrëmë startoi për herë të parë me Baselin. Para kësaj ndeshje, ai kishte luajtur vetëm 38 minuta.