Fjalë Kyçe

Zhegrova mahnit me veprimin në stërvitje, klubi i tij pyet nëse e bëri këtë lëvizje me apo pa dashje!

Zhegrova mahnit me veprimin në stërvitje, klubi i tij pyet nëse e bëri këtë lëvizje me apo pa dashje!

Edon Zhegrova po tregon aftësinë e tij edhe te Lille, skuadër tek e cila u transferua në janar të këtij viti nga Baseli.

Lille të dielën do të takohet me Clermont, në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Në prag të kësaj ndeshje, kampioni në fuqi francez ka zhvilluar sot një seancë stërvitore, përcjell express.

Zhegrova ka marrë vëmendjen me një veprim të tij, i cili u shpërnda nga faqja zyrtare e klubit në “Instagram”.

Përmes kësaj video, Lille ka pyetur tifozët nëse reprezentuesi i Kosovës e bëri këtë lëvizje me qëllim apo jo.

Video është shpërndarë edhe nga 22-vjeçari, i cili në llogarinë e tij në “Instagram” mbi këtë video vendosi “trurin” dhe numrin “100”, duke nënkuptuar se lëvizja e tij në stërvitje ishte krejtësisht e menduar nga ai.