Fjalë Kyçe

“Zhvendosja e fotos së presidentit është antirugovizëm”

“Zhvendosja e fotos së presidentit është antirugovizëm”

Analisti politik Faton Abdullahu ka thënë se zhvendosja e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga zyra e kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe në vend të saj vendosja e fotos së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është antirugovizëm.

“Thjeshtë është kështu sepse ky akt është anti-institucional ndërkohë që I. Rugova është shquar mu për të kundërtën. Ka mënyra të tjera e procedura të tjera me të cilat mund bëhen përpjekje institucionale për ta bërë një gjë të tillë. Duhet të ndryshojnë aktet përkatëse juridike. Kjo qasje jo vetëm që është institucionalisht refuzuese por është tipike populiste”, ka shkruar Abdullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se në anën tjetër nëse Osmani e inspiron aq shumë presidenti Rugova “pse nuk reagoi ajo kur këto ditët e fundit, kryemnistri Kurti as nuk e përmendi presidentin Rugova as nuk shkoi tek varri i tij ashtu siç shkoj tek varri i Adem Jasharit”.

“Ky reagim nga znj. Osmani do të ishte shumë më i ndershëm dhe më përmbajtsor. Populistët në thelb janë frikacak dhe anti-institucionalist”, ka shkruar Abdullahu.