Zinedine Zidane është gati për të drejtuar Reali Madridin sërish, në këtë rikthim të tij te “Los Blancos”, ndërsa testi i parë do të jetë pikërisht sot në “Santiago Bernabeu”, përballë Celta Vigos.
Konferencën për shtyp të së premtes, Zidane e nisi pikërisht me një koment për Cristiano Ronaldon, që ashtu si francezi, u largua në verë nga Reali dhe të martën në mbrëmje eliminoi i vetëm Atleticon e Madridit nga Champions League, duke shënuar het-trik.
Zizu, që më mirë se gjithkush e njeh 34-vjeçarin, me të cilin ka fituar katër trofe të Champions League – një si ndihmës trajner i Carlo Ancelottit dhe tre të tjerë si trajner, thotë se nuk është aspak i befasuar me paraqitjen mbresëlënëse të CR7.
“Nuk jam i befasuar nga ndeshja që ka bërë. E admiroj për atë që dha mbrëmjen e të martës në Ligën e Kampionëve, gjithmonë e kam admiruar. Kështu që s’jam më i befasuar nga ajo çfarë bën Ronaldo”, tha Zidane.