Zinedine Zidane ka refuzuar të flas për situatën e krijuar te Barcelona, në nivelin institucional.
Katalanët kanë pasur një verë aspak të lehtë, me Lionel Messin që kërkoi largimin nga skuadra.
“Unë don të jem i respektueshëm sepse nuk e di çfarë ka ndodhur, unë nuk dua të përfshihem”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.
Në nivelin sportiv, Zidane pret që Barcelona të luftojë në të gjitha frontet në sezonin e ri.
“Unë mendoj se Barcelona është një ekip që do të jetë atje për të luftuar për gjithçka, nuk kam asnjë dyshim”, është përgjigjur francezi.