Fjalë Kyçe

Zidane në ‘luftë’ me PSG-në për t’ia marrë Mbappen

Zidane në ‘luftë’ me PSG-në për t’ia marrë Mbappen

Drejtuesi i Paris Saint Germain, Leonardo dhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin, në lidhje me sulmuesin francez Kylian Mbappe.

Lojtari tash e një  kohë po kërkohet me ngulm nga “Los Blancos”, pas paraqitjeve të jashtëzankonshme me PSG-në. “Lëreni të qetë Mbappe”, kishte thënë Leonardo pas ndeshjes së PSG-së me Club Brugge.

Kjo pasi spanjollët kanë bërë deklarata pa fund për lojtarin. Megjithatë Zidane ka zgjedhur t’i përgjigjet sot gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Eibarit.

“Leonardo mund të thotë çfarë të dojë, por Mbappe dëshiron të luajë për Realin”. “Ka qenë vetë sulmuesi që më ka folur për këtë dëshirë të tij dhe të ardhmen e tij, do ta vendosë vetë Mbappe”, ka thënë Zidane.