Fjalë Kyçe

Zidane për penalltinë e paakorduar: Lojtarët thanë se ishte lojë me dorë, gjyqtari tha jo

Zidane për penalltinë e paakorduar: Lojtarët thanë se ishte lojë me dorë, gjyqtari tha jo

Zinedine Zidane ka refuzuar të jap në mendim më ndryshe në lidhje me atë se a kishte penallti për Real Madridin në përballjen me Atletico Madridin në La Liga.

Gjyqtari Alejandro Hernandez nuk akordoi 11 metërsh për Los Blancos, kur lojtari i Los Cholchoneros luajti me dorë në zonë.

“Si gjithmonë, nuk jam duke u përfshirë”, ka thënë Zidane kur u pyet nga media në lidhje me vendimin.

“Ne e dimë që ata [gjyqtarët] kanë një punë të vështirë. Ne duhet ta respektojmë vendimin dhe kaq”.

“Ne e dimë që, në çdo mënyrë, është e vështirë. Ne nuk mund të përfshihemi në këtë. Është përgjegjësia e gjyqtarit.

“Lojtarët po thoshin se ishte lojë me dorë, por arbitri tha se nuk ishte”.

Goli i barazimit nga Karim Benzema anuloi golin e realizuar nga Luis Suarez në Wanda Metropolitano, megjithëse nuk ishte e mjaftueshme për ta zhvendosur Real Madridin përsëri mbi Barcelonën në tabelë.

“Pjesa e parë ishte e tyre dhe e dyta ishte e jona”, shtoi Zidane.

“Në fund, gjëja më e mirë dhe më e rëndësishmja është që të kemi një pjesë të dytë siç bëmë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë”.

“Ne e dimë se duhet një rrugë e gjatë për të bërë dhe ne do të luftojmë deri në fund. Gjërat gjithmonë mund të ndryshojnë”.

“Ne e dimë që mund të përmirësohemi. Gjëja më e rëndësishme ishte të luanim më mirë në pjesën e dytë”, ka shtuar më tej trajneri i Real Madridit.