Fjalë Kyçe

Zidane te PSG dhe Pochettino te Man United – kjo gjë do ta përkeqësonte situatën e Gio Donnarummas

Zidane te PSG dhe Pochettino te Man United – kjo gjë do ta përkeqësonte situatën e Gio Donnarummas

Ka raportime se Zinedine Zidane mund të emërohet trajner i PSG-së nëse Mauricio Pochettino pranon të marrë drejtimin e Manchester United, por kjo do të përkeqësonte situatën e Gigio Donnarumma në klubin aktual.

Donnarumma iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani në verë, duke nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2026.

Megjithatë, ai nuk është parë si startues nga Pochettino dhe së fundmi ka pohuar se konkurrenca me Keylor Navas e shqetëson atë.

Ish-portieri i Real Madridit u përjashtua me karton të kuq në një ndeshje të Ligue 1 kundër Nantes fundjavën e kaluar, por Donnarumma nuk ishte as në stol për shkak të një infeksioni.

Navas pritet të startojë në ndeshjen që PSG do ta zhvillojë ndaj Manchester Cityn nesër mbrëma përcjell telgrafi.

Në ditët e fundit ka shumë zhurmë që Pochettino do të kthehet në Angli te Manchester United.

Në anën tjetër sipas Daily Mail, Zidane është i interesuar të marr drejtimin e PSG-së nëse Pochettino shkon në Old Trafford, pasi Djajtë e Kuq po kërkojnë një zëvendësues për Ole Gunnar Solskjaer.

Pavarësisht marrëdhënies së tij me Cristiano Ronaldon, Zidane nuk duket i interesuar për punën e Manchester United, por do të ishte i lumtur të transferohej në Paris.

Ky mund të jetë një lajm i keq për Donnnarumma pasi Zidane e njeh shumë mirë Navasin.

34-vjeçari fitoi tre Liga të Kampionëve nën drejtimin e trajnerit francez në Madrid, duke luajtur 117 ndeshje.

Të dy Mino Raiola dhe Gigio Buffon kanë justifikuar së fundmi vendimin e Donnarumma për t’u larguar nga Milani për t’u bashkuar me PSG-në, duke shtuar se italiani së shpejti do të bëhet titullar i rregullt në Paris.

Megjithatë, nëse Zidane merr timonin, mund të ndodh që Gigio të mbetet zgjedhja e dytë.