Zinedine Zidane ka zbuluar se përse vendosi të startonte me djalin e tij në portë ndaj Huescas.
Real Madrid fitoi me shumë mund ndaj Huescas, duke fituar 3 me 2 në minutat e fundit.
Zinedine Zidan ka treguar se përse vendosi të startonte me djalin e tij, Lucas, në portë, para Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.
“Jam i lumtur për të sepse ishte debutimi i tij në Bernabeu, por Lucas është i fortë për të qenë portieri i tretë”, tha Zidane, transmeton lajmi.net.
“Thibaut nuk ishte i gatshëm, ndërsa Keylor Navasin deshëm ta pushonim pasi ka luajtur me Kombëtaren e tij”, shtoi ai.
“Luca ka qenë në kategoritë e ulëta të Real Madridit për 16 vite, por ai ka cilësi dhe personalitet”, theksoi Zizu.